Ekspertiza jonë në produktet e bulmetit përkon me angazhimin tonë për të përdorur përbërës të cilësisë së lartë dhe teknologji inovative për t'u ofruar klientëve tanë produkte bulmeti me shije të shkëlqyer dhe shërbime të përkryera.
Ne jemi plotësisht të pajisur për të prodhuar një varietet të gjerë të produkteve të bulmetit për të plotësuar kërkesat e klientëve.
Sütaş sjell mirësinë e qumështit me gamën e gjerë të produkteve natyrale dhe të shijshme të bulmetit; duke ofruar shëndet dhe lumturi për çdo familje.
Sütaş, gjithë mirësitë e qumështit!
Sütaş Ayran, ndjehuni mirë, ndjehuni të freskët!
Yovita ju ofron ju dhe të dashurve tuaj shumë përfitime shëndetësore të produkteve të kosit të fermentuar. Yovita, vetë emri përfaqëson atë që marka përfaqëson: Kos + Vitalitet.
Yovita, Vitalitet Ҫdo Ditë!
Me kapacitetin tonë të prodhimin ditor prej 250,000 litrash qumësht, jemi plotësisht të pajisur për të prodhuar produkte bulmeti dhe për të plotësuar kërkesat e klientëve tanë. Ambientet tona në Shkup janë të shpërndara në një sipërfaqe prej 29,000 metra katror, përfshirë 6,500 metra katror hapësirë e brendshme.
Ofrojmë një gamë të gjërë produktesh si qumësht (i thjeshtë, me aromë), produkte të fermentuara (kos që pihet, kos shqeto, kos me shije, ajran, kos probiotik, kefir, salcë kosi), djathë, gjalpë dhe krem.
Qasja jonë gjithëpërfshirëse te bulmeti përfshin kërkime dhe zhvillim inovativ të drejtuar te përmirësimi i racionalizimit të proceseve dhe cilësisë së produkteve. Me eksperiencën tonë të fortë, ne prodhojmë varietete produktesh që plotësojnë nevojat e klientëve tanë.
Objeki ynë, laboratori i brendshëm, magazinat me frigoriferë & me temperatura dhome, na ofrojnë mundësi të shumta operacionale përfshi këtu, prodhimin, paketimin dhe shpërndarjen. Ne i përmbahemi rreptësisht udhëzimeve më të fundit të prodhimit si Certifikatat e Sistemit të Sigurisë Ushqimore (TSE FSSC 22000 ISO / TS 22002-1) dhe Standardet Mjedisore (ISO 14000).
Abonohuni në buletinin tonë informativ për të qëndruar të përditësuar!